Për të tretin vit radhazi, Institucioni Kombëtar Qendra për Kulturë-Kriva Palankë organizoi manifestimin poetik “Verë e hedhur në dashuri”, në të cilën morën pjesë anëtarë të klubit letrar “Kalin”, i cili vepron brenda bibliotekës së institucionit. Manifestimi është pjesë e programit IKQK për vitin 2021.
Mira Gjorgievska, drejtoresha e Institucionit Kombëtar Qendra për Kulturë, Kriva Palankë theksoi se si institucion që punon në fushën e kulturës, ndër aktivitetet tjera, paralelisht mban llogari për promovimin dhe afirmimin e fjalës së shkruar, duke u kujdesur për veprimtarinë letrare në bibliotekën “Koço Racin” dhe klubin letrar “Kalin”.
Klubi ka pesëmbëdhjetë anëtarë të cilët rregullisht krijojnë dhe janë pjesë e të gjitha aktiviteteve brenda programit vjetor për letërsinë.