Galeria Nacionale bën grumbullimin e veprave për retrospektivën e Kondovskit

од admin_kult

Në prag të ekspozitës retrospetive të piktorit tonë Dimitar Kondovskit,Galeria Nacionale e Maqedonisë,përmes një thirrje publike,bën grumbullimin e veprave nga artisti i shquar.

Galeria Nacionale vazhdon praktikën e vendosur me ekspozitën jubilare të Petar Mazev për përfshirjen e audiencës,koleksionistëve dhe dashamirëve të krijimit të autorëve më të rëndësishëm maqedonas.

Për këtë qëllim,Galeria Nacinale u ka dërguar thirrje të gjithë koleksionistëve që zotërojnë vepra nga Dimitar Kondovski,t’i kontaktojnë përmes postës elektronike në contact@nationalgallery.mk dhe në aleksandra.z.v@gmail.com,me titull të postës elektronike “Vepra nga Kondovski”,me të cilat do të kontriboni në pasurimin e informacioneve në lidhje me krijimtarinë e tij.

Informacionet në lidhje me veprat dhe materialet nga Dimitar Kondovski,Galeria Nacionale i pret jo më vonë se 31 gusht të vitit 2021.

Kondovski ishte një piktor,skenograf,dizajner,ilustrues,ka qenë i angazhuar me grafikë,ndërsa ka qenë edhe anëtar korrespondent i ASHAM-it,poashtu edhe profesor në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup.Kondovski është i rëndësishëm për zhvillimin e pikturimit bashkëkohor maqedonas të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.Ai u diploamua në Akademinë e Arteve të Bukura në Beograd.Ishte anëtar i grupeve “Sot” dhe “Agimet”,ndërsa ka shkruajtur edhe kritikë.Gjithashtu ka punuar edhe si profesor në Akademinë Pedagogjike të Shkupit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе