Fillon Festivali ,,Gjifoni Maqedoni,,

од admin_kult

Me proeksion të filmit italian “Djali prej qelqit” mbrëmjen e sotme në kinemanë “Frosina” pranë Qendrës Kulturore për të Rinj,fillon Festivali i Filmit për fëmijë “Gjifoni Maqedoni”.

Festivali i cili do të zgjas deri më 12 Tetor,do të realizohet në hapësirat e Kinotekës dhe Qendrës Kulturore për të Rinj në Shkup.Në kuadër të Festivalit nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për herë të nëntë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në proeksione të ndryshme filmash,diskutime dhe punëtori kreative.

Këtë vit pjesëmarrja në Festival do të jetë pjesërisht me prezencë fizike,dhe një pjesë online.Me prani fizike do të marrin pjesë rreth 180 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga qyteti i Shkupit.Nxënësit nga vendet e jashtme do të lidhen përmes video lidhjes.

Të gjitha grupet e nxënësve do të kyqen në punëtoritë sipas interesimit të tyre – për vallzim,teatër,muzikë,art,punëtorisë gazetareske,si dhe programim në scratch.

Gjifonët më aktiv do të marrin shpërblimin për të udhëtuarnë Gjifoni në edicionin italian të festivalit në vitin 2022.

Drejtori i Festivalit Darko Basheski në konferencë për shtyp theksoi se në program do të ketë 17 filma artistik,28 filma të shkurtër në përzgjedhje zyrtare dhe programi do të zhvillohet çdo ditë – proeksion,pastaj diskutim dhe më pas punëtori.Ai theksoi se të rinjtë nga qytetet tjera do të mund të kyçen online në festival.

Festivali do të përfundoj më 12 tetor me ndarjen e çmimeve,dhe tradicionalisht do të shfaqet puna e brë.

“Gjifoni Maqedoni” realizohet me mbështetjen e Agjencionit maqedonase të filmit dhe Ministrisë së Kulturës,Qytetit të Shkupit, partnerit Italian – “Gjifoni Ekspiriens” dhe Misionit të OBSE në Shkup.

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе