Projekte të shumta për mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore në Prilep dhe në rajon

од admin_kult

Realizimi i fazës përfundimtare të projektit për rinovimin e konakeve të djegura të manastirit ”Fjetja e Shën Mërisë- Treskavec” është një nga projektet të cilat do ti realizojë Instituti Nacional Enti për mbrojtjen e monumenteve dhe muzeut të Prilepit,me mbështetje të Ministrisë së Kulturës për vitin 2021.

Pas hulumtimeve të kryera,këtë vit do të pregaditet projekti themelor për konservim dhe resaturim të arkitekturës dhe afreskave të kishës dhe dhomës së ngrënies në manastirin “Treskavec”.Këtë vit do të përgaditet projekti themelor,i cili ka të bëjë me punë kërkimore të tokës dhe projektimin e kanaleve kulluese dhe puseve,gjegjësisht zgjidhjen e problemit të përgjithshëm me lagështinë në kompleksin e manastirit.Në fazën e parë është e paraparë përgaditja e plotë e vendimit të parterit,së bashku me mënyrën e shtrimit,instalimit të pajisjeve urbane dhe ndriçimit.

Ekipet eksperte të Entit dhe Muzeut, këtë pranverë do të vazhdojnë aktivitetet për konservim dhe mbulimin e çatisë së kishës ,,Shën Nikolla,, në fshatin Manastir,Komuna e Mariovës,dhe do të vazhdojnë punimet e konservimit dhe restaurimit dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të pikturave murale të këtij manastiri.

Me mjetet të cilat këtë vit janë të ndara për mbrojtje të menjëhershme,do të parandalohen proceset e mëtejshme të prishjes së pikturave murale të kësaj kishe të rëndësishme,si dhe realizimi i projektit për konservim dhe restaurim të pikturave afreske të kishës së manastirit ,,Shën Ilia,, në fshatin Mellnicë,Mariovë.

Do të punohet për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen,si dhe aktivitete të tjera në lidhje me objektet e konservuara të lokalitetit Stibera,si dhe konservimi dhe restaurimi i përmbajtjeve të zbuluara nga lagjja antike Kolobaisa në Treskavec-Prilep.

Vazhdojnë aktivitetet për hulumtim të mëtejshëm, të të gjitha varezave të njohura të gdhendura në shkëmb të llojit “maqedonas”,të cilat do ti plotësojnë njohuritë për këtë lloj unik të objekteve për varrosjen e  njerëzve me status më të lartë shoqëror,gjatë sundimit të mbretërve të fundit maqedonas Filipi V dhe Perseu.

Do të pregaditet një projekt themelor për konservim dhe restaurim të shtëpisë,në rrugën “Blagoj Calev”nr.16 në Krushevë,e cila është një shtëpi e ruajtur në mënyrë autentike në Krushevë,e evidentuar në elaboratin për vlerësimin e Tërësisë Monumentale të Krushevës.

Këtë vit,do të përfundojnë punimet hetuese për nevojat e projektit: Hulumtime konservatuese dhe përgaditja e projektit për konservim dhe restaurim të kishës “Shën Atanasi”në Varosh-Prilep,në mënyrë që rezultatet e hulumtimit të përdoren për pregaditjen e projektit dhe konsolidimin e sistemit konstruktiv të kishës,dhe për krijimin e kushteve optimale për rikonstruimin e kishës.

Enti dhe Muzeu nga Prilepi,do të realizojnë dhe projektin për mbrojtje të menjëhershme “Realizimi i projektit themelor për konservim të monumentit Ilinden,Krushevë”, për të cilin duhet të zgjidhet kontraktues më i favorshëm.Do të meren ndërhyrje për sanim dhe mbulim të objekteve ndihmëse të Muzeut Memorial “Kuzman Josifofski-Pitu”.

Në veprimtarinë e muzeut dhe bibliotekës janë paraparë disa projekte,përfshirë: hulumtim dhe blerje të fotografive të vjetra nga Prilepi dhe rajonit i Prilepit me motive etnologjike,modernizimi i depos për histori të artit në Shkollën javore “Baba”,në të cilën janë të vendosura 219 ikona nga kishat lokale dhe 23 ikona nga kisha në Zrze,të cilat janë në ruajtje të përkohshme; sanim i depove në Institutin Nacional Enti dhe Muzeu në Prilep; gërmime sistematike arkeologjike në lokalitetin Bedem-Stibera,në fshatin Çepigovë,si dhe përpunimi i një katalogu (fotomonografi) me rastin e 400 vjetorit nga botimi i parë i ikonave dhe zhvillimi i tyre.

Këtë vit Enti dhe Muzeu  i Prilepit,do të kremtojë 80 vjetorin e ngjarjes e cila ka ndodhur më 11 Tetor të vitit 1941 para Muzeut Memorial të sotëm, ndërsa të atëhershëm Uçastok.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе