Më 20 Prill,me fillim në ora 17:00,në Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje,do të shfaqet një spektakël i titulluar “Fantazia prej sapunit” nga Kole Kitanov.
“Fluskat e sapunit gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten një lojë mahnitëse për më të vegjlit dhe një fenomen magjik për të rriturit.Aq më tepër,kur ato i tejkalojnë pritjet tona.Fantazia prej sapunit është një shfaqje spektakulare në stilin e shfaqjeve dhe absurditeteve të palaqove klasik.Me shumë humor,ndërveprim dhe me profesionalizëm fluskat e sapunit bëjnë mrekulli.Fluska katrore,fluska me tym,me zjarr,fluska të gjata dhe shumë ngjyrëshe si ylberi,dhe për në fund,një njeri i futur në brendi të fluskës së sapunit.E gjithë kjo dhe shumë surpriza të tjera e bëjnë këtë shfaqje spektakulare si një udhëtim në hapësirë të titulluar Fantazia prej sapunit” është theksuar në njoftimin për ngjarjen.
Nga QKI në Sofje,bëjnë të ditur se vendet për shfaqjen janë në numër të kufizuar,dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm ata të cilët janë regjistruar më parë.Me fillim në ora 18:00,shfaqja do të rrishfaqet përseri para publikut të ri.Këto masa kanë për qëllim mbajtjen e një distance ndërmjet vizitorëve dhe respektimin e masave për përballimin e pandemisë Kovid-19-të.
Kole Kitanov në vitin 2012-të,konkuroi dhe filloi studimet në Akademinë Kombëtare të Teatrit dhe Kinemasë në Sofje,në klasën e prof. Zheni Pashova,në drejtim për aktor i teatrit të kukullave,të cilën e përfundoi me sukses në vitin 2016-të.Pas dy vitesh,u regjistrua në studime postdiplomike në të njëjtën akademi,me specializim për regji në praktikat e teatrit të kukullave,dhe në vitin 2020 magjistroi.Kitanov jeton dhe vepron në Sofje.Ai është një nga themeluesit e teatrit të kukullave “Male-male” i cili është i njohur mjaft mirë për publikun e fëmijëve në Bullgari.