Ministri i Kulturës Hysni Ismaili e hapi festivalin poetik mbarëkombëtar “Flakadani i kujtesës” që u mbajt online

од admin_kult

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili morri fjalën në hapjen e edicionit të tretë të festivalit poetik mbarëkombëtar “Flakadani i kujtesës” i cili, për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia globale e virusit korona, u mbajt virtualisht.

Në fjalimin e tij, Ministri i Kulturës Hysni Ismaili ka uruar organizatorët e këtij manifestimi poetik, Shoqatën për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanika” nga Tetova, e cila krahas sfidave të mëdha të cilat ndodhen para nesh për shkak të krizës me virusin korona, përsëri vendosën që të mos e anulojnë këtë mbrëmje poetike dhe ta organizojnë atë virtualisht.

“Për këtë, dua të dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta për të gjithë poetët nga shumë vende të botës që sonte janë pjesëmarrës në këtë festival poetik. Të gjithë pjesëmarrësit janë krijues të njohur, poetë të njohur që do të na prezantojnë pjesë nga krijimtaria e tyre poetike, edhe njëherë do të konfirmojnë se ata janë zëri më i fortë dhe më i fuqishëm i vendit të tyre kudo në botë”, theksoi Ministri Ismaili.

Në festivalin poetik mbarëkombëtar i cili u organizua nga Shoqata për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanika” nga Tetova, morën pjesë 30-të poetë nga ShBA-ja, Franca, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Britania e Madhe, Australia, Italia, si dhe autorë vendas nga vendi ynë. Kjo ngjarje u mbështet nga Ministria e Kulturës, dhe u ndanë tre plaketa për krijimtarinë më të mirë poetike.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе