Simpoziumi shkencorë ndërkombëtar “Ditët e Justinijanit të parë”

од admin_kult

Simpoziumi shkencorë ndërkombëtar “Ditët e Justinianit të parë” do të mbahet sot ne Muzeun e Luftës Maqedonase, në organizim të Institutit për Histori Nacionale – Shkup dhe Universitetit në Bolonjë, dhe në partneritet me Fakultetin teologjik “Shën Klimenti i Ohrit”.

Simpoziumi do të realizohet me pjesëmarrje të kombinuar fizike dhe online. Në gjashtë seancat të cilat do të realizohen gjatë dy ditëve të punës në Muzeun e Luftës Maqedonase dhe përmes platformës online Zoom, punimet tuaja do t’i kenë 50 profesorë dhe shkenctarë eminentë nga Italia, SHBA-ja, Australia, Britania e Madhe , Rusia, Spanja, Polonia, Çekia, Holanda, Austria, Hungaria, Sërbia, Greqia, Kroacia, Finlanda, Romania.

Simpoziumi Shkencorë Ndërkombëtar “Ditët e Justinijanit të Parë” paraqet forumin shkencorë vjetorë për prezantimin e kërkimeve më të reja për aspekte të ndryshme të studimeve bizantine dhe mesjetare, që përfshin trajtimin dhe interpretimin e kulturës, trashëgimin historike dhe shpirtërore të Evropës Bashkëkohore. Simpoziumi i kushtohet perandorit Justinijanit të Parë dhe ka për qëllim të pëfshijë spektakël të gjërë të çështjeve hulumtuese në funksion të rindërtimit të kulturës dhe trashëgimisë historike, si komponentë integrues i diversitetit dhe bashkësisë të Evropës së bashkuar.

Simpoziumi është përfshirë tradicionalisht në programin vjetorë të Ministrisë së Kulturës dhe të Qytetit të Shkupit, ndërsa është e mbështetur nga ambasada italiane, Muzeu i Luftës Maqedonase, Kishës maqedonase ortodokse-Kryepeshkopata e Ohrit…..

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе