Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së pianistes së njohur doajeni i  kulturës maqedonase , Jasminka  Çakar

од admin_kult

Ministria e Kulturës sot dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e pianistes së njohur, pedagog muzikor  dhe doajeni i kulturës maqedonase, Jasminka Çakar.

,,Me karrierën e saj të përkushtuar dhe karrierë shumë vjeçare si artiste e shkallës së lartë dhe me dashurin e saj të pa fund për muzikën, Jasmina Çakar padyshim le një trashëgimi të çmuar që besoj se do të jetë një nxitje e madhe për gjeneratat e reja pianist maqedonas”, shkruan në telegramin dërguar nga Ministrja e Kulturës Irena Stefoska   familjes Çakar.

Jasminka Çakar paraqet një ndër faktorët kryesorë në sferën artit të pianos maqedonas në gjysmën e dytë të shekullit 20. Pianiste e cila sipas veçorive të shumta artistike si dhe arritjeve gjatë karrierës artistike, dekada  mund ta mbajnë atributin dojeni  pianisti maqedonas.

Me themelimin e Shkollës së Lartë  (sot FAM), në vitin 1967 bëhet pjesë kuadrit profesional në këtë institucion muzikor  të arsimimit të lartë ku jep mësim në piano dhe muzikë kamertale.

Gjatë veprimtarisë pedagogjike në klasën e saj kanë diplomuar mbi 40 pianistë të rinj.  Paralelisht me pedagogjinë, Jasminka  Çakar ka realizuar performime të shumta në vend dhe jashtë vendit, përveç shfaqjeve solo,  opusi i saj i koncertit përmban 76 shoqërime të pianos të kryera nga pothuajse me të gjithë artistë të shquar vokal dhe instrumental maqedonas.

Kontributi i saj në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar është i çmuar, duke arritur të realizojë kontakte të suksesshme krijuese me një numër të madh të interpretuesve të njohur të huaj. Si figurë artistike me merita të veçanta për ngritjen e kulturës pianiste dhe muzikore maqedonase në përgjithësi, Jasminka Çakar është fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе