Me koncert nga maestro Trpçeski hapet sezoni i ri i Filarmonisë

од admin_kult

Me koncertin “Dante 700” në të cilin si solist do të performojë pianisti i jashtëzakonshëm maqedonas Simon Trpçeski,të enjten në ora 20:00 do të hapet sezoni i ri i koncerteve të Filarmonisë,me titull ”Filarmonia në lëvizje”.

Në kuadër të programit të koncertit do të  përfshihen dy vepra nga Franc List,ndërsa dirigjent është Gabriel Bebeshelea.

Në sezonin e ri të koncerteve do të performojnë solistë të shquar si:Timoti Rajdaut -violë,nga Anglia,Jeil Eum Son – piano nga Korea e Jugut,Marija Solozlobova – violinë nga Rusia,Andrei Korobejnikov – piano nga Rusia,Elishija Silvershtajn –violinë nga SHBA,Sajaka Soxhi – violinë nga Japonia,kuarteti ,,Balenesku,,..Me orkestrën do të dirigjojnë dirigjentët: Paskal Galoa,Emil Tabakov,Konrad van Alfen,Urosh Lajovic,Mihail Nesteroviç dhe të tjerë.Përpos solistëve të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës,do të performojnë edhe artistët vendas – Ana Kondratenko,Eva Bogoevska,Maja Çanaçeviq,Paskal Krapovski.

Në program përpos klasikëve “të hekurt” të simfonisë,përfshihen dhe vepra të autorëve modern dhe bashkëkohorë të cilët për herë të parë do të tingullojnë në vendin tonë,siç është vepra antologjike “Muzika për 18 muzicientë” nga kompozitori amerikan Stiv Raj,e cila do të interpretohet premierë më 14 tetor.

Së shpejti do të promovohet dhe web faqja e re e Filarmonisë me një dizajn modern dhe autentik,e pasur me përmbajtje të ndryshme lidhur me punën e institucionit.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе