“Zbrazëtirë e padurueshm” është titulli i ekspozitës vetanake të artistes multimediale Dijana Tomiq – Radevska,e vendosur në Muzeun e Qytetit të Shkupit.
Në kuadër të ekspozitës,artistja e prezanton projekt ekspozitën e saj multimediale,ku janë të vendosura në tërësinë e mendimit dhjetë objekte dhe asamblazhe,disa vizatime dhe grafika,të punuara në sitoteknikë dhe video si i vetmi përjetim vizuel.
Ekspozita në Muzeun e Qyetit të Shkupit do të jetë e hapur deri më 15 tetorë.
Dijana Tomiq – Radevska ka diplomuar në departamentin e grafikës në Fakultetin e Artit Figurativ.Deri më tani ka realizuar ekspozita të shumta vetanake dhe grupore brenda dhe jashtë vendit.Punimet e saja gjenden në Bankën Botërore në Uashington,në Londër,në Austri,Angli,Kanada.Është fituese e disa çmimeve,përfshirë Medaljen e Artë dhe diplomë nga Galeria “Modigliani” në Milano.