Koneski nuk u përkul para sprovës, vepra e tij është nxitje e mençur për tejkalimin e kundërthënieve, – Stefoska në Nebregovo

од admin_kult

Dijetari ynë i zemrës, mendimit dhe fjalës, piktori ynë fisnik i gjuhës, Bllazhe Koneski, në një rast theksoi: “Duhet të mbizotërohen gjërat e vogla, të ruhet integriteti, për shkak se njeriu nuk guxon të dorëzohet para forcave rrënuese, për shkak se si është çdo herë në skenën e luftës.”

Pikërisht këtu, në fshatin e tij Nebregovë, ku siç thotë vet Koneski, pothuajse shihet e tërë bota e mbështjellë me majën e arit dhe kurorën e maleve mbi fshatin, duhet të rikujtojmë trashëgiminë të cilën ai e la dhe që është djep modern i shtet formimit tonë.

Para nesh është njëqind vjetori i lindjes së Bllazhe Konesit. Kjo ka ndodhur në kohërat e sfidave të mëdha. Por vet Koneski ishte njeri i qëndrueshëm para të gjitha sfidave. Për këtë shkak, këtë jubile nuk duhet ta kuptojmë si një moment ku do të rikujtojmë të kaluarën por si nxitje për tejkalim të matur të kundërthënieve, për hapërim të qëndrueshëm drejt ardhmërisë.

Ta mbajmë mend Bllazhe Konesin si njeri i urtë, me këmbëngulje luftoi në shumë beteja për mëvetësi, për vlera të  rëndësishme gjuhësore për shkencën. Të gjithë tek ai e shohim Klimentin e Ohrit tonë bashkëkohor. Duke i përcjellë vlerat e tij, përkushtimin e tij dhe njohuritë themelore, ne duhet të jemi të dinjitetshëm në ngritjen tonë të mëtejme të harmonisë, për atë që na la ai si trashëgimi, ta vazhdojmë qëndisjen e “perin e kuq dhe të zi” për të cilin na sugjeroi poeti në rreshtat e tij.

Krahas erudicionit, intuicioni është njëra nga karakteristikat më të rëndësishme të linguistit Koneski. “Kodifikimi i tij i gjuhës maqedonase e konfirmon këtë”, theksoi në një rast akademiku Zuzana Topolinjska, duke shtuar se ajo gjuhë, maqedonase, e kodifikuar nga ai, u tregua si e aftë për jetën dhe evolucionin”.

Sikur se të gjithë popujt në botë, ne përmes gjuhës ekzistojmë, përmes virtuoziteteve të tij të mendimit. Ndërsa shkrimtari Koneski ishte virtuozi ynë i mendimit dhe fjalës. Ai kulturën tonë trashëgimtare e shënoi me dorëshkrimin modern vizionarë dhe na sugjeroi se si ndërtohet narrativi bashkëkohor, emancipues dhe kozmopolit.

Pikërisht për këtë , ditën kur lindi ai, ky veprimtarë i rëndësishëm kulturor, UNESKO pranoi që ta shënojë në kalendarin e shënimit të jubilarëve të rëndësishëm në botë gjatë vitit 2021.

Duke e njohur dimensionin universal socio kulturor të Koneskit, Presidenti Pendarovski  na nderoi me atë që do të jetë viti i ardhshëm jubilar nën patronazhin e tij.  Të gjithë së bashku, me përkrahje pa rezervë të Presidentit Pendarovski dhe Kryeministrit Zaev, do të tentojmë të krijojmë gjuhë, komb për të cilën ëndërronte Koneski, që do të zgjasë deri sa të ekzistojë njerëzimi për të cilin ai ëndërronte të mos jetë çnjerëzore.

Viti 2021 në suaza botërore manifestohet si Vit ndërkombëtar i paqes dhe mirëbesimit. Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ngritur iniciativë që Republika e Maqedonisë së Veriut të përfshihet në shënimin e këtij viti ndërkombëtar me programin e përkushtuar për Bllazhe Koneskin për shkak se paqja dhe mirëbesimi, para së gjithash vetëbesimi, janë nocionet kyçe në veprimtarinë shkrencore të Bllazhe Koneskit.

Me këtë rast i ftojë të gjithë artistët e kulturës, të jetës akademike dhe shoqërore t’i mobilizojnë format e tyre kreative për pjesëmarrje të dinjitetshme për personalitetin dhe veprën e Bllazhe Koneskit në vitin 2021.

Lajmërim nga vizita e delegacionit qeveritar në shtëpinë e lindjes së Bllazhe Koneskit në Nebregovë, në ditën e lindjes së tij

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе