Koncert i ,”Tanec” – it në kuadër të manifestimit “Strumica – qytet i kulturës 2021”

од admin_kult

Në kuadër të manifestimit “Strumica – qytet i kulturës 2021”,mbrëmjen e sotme në platonë para Qendrës për Kulturë “Anton Popov” në Strumicë,do të performojë Ansambli i këngëve dhe valleve popullore “Tanec”.

Koncerti është pjesë i sezonit të ri të këtij Institucioni Nacional,simbolikisht i quajtur “Kthimi”,i cili i  kushtohet 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit.

Me koncertin në Strumicë,fillon serija e dytë e korrikut nga tre spektaklet më të mëdha muzikore skenike të quajtura “Tanec nën yje”.Koncertet do të zhvillohen në ambient të hapur,në skenat e mëdha në Strumicë,Ohër dhe Manastir,ndërsa “Tanec”, për herë të parë pas pauzës së madhe të shkaktuar nga pandemia,do të prezantohet me përbërjen e tij të plotë,me çka përkrah orkestrës dhe korit do të performojë edhe trupa e vallëzimit,informojnë nga “Tanec”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе