Pesëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme dhe studentë maqedonas do të vlerësojnë filmat e “Xhifoni Itali”

од admin_kult

Pesëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme dhe studentë maqedonas,prej sot dhe në nëntë ditët e ardhshme,do të jenë pjesë e jurisë ndërkombëtare të festivalit më të madh të filmit për fëmijë në botë “Xhifoni” i cili do të zhvillohet në Itali.

Nën moton “Britma e gëzimit” këtë vit festivali “Xhifoni” gradualisht kthehet në sallat e kinemave.Kështu,3000 pjesëmarrësve të drejtpërsëdrejtë do t’iu bashkangjiten edhe 2000 pjesëmarrës të lidhur drejpërsëdrejt përmes internetit nga Italia dhe vendet e tjera të Evropës.

Nga pesë përfaqsues të Maqedonisë,në secilën prej tre kategorive të grupmoshës do të ndjekin programin në përputhje me protokollet e sigurisë.Ata së bashku me moshatarët e tyre në sallat e kinemave në Xhifoni dhe online,do ti shikojnë filmat të cilat  përfshihen në program,do të diskutojnë dhe do të votojnë për të preferuatrit e tyre.

Ngjarja e këtij viti kushtuar jubileut – 50 vjet që nga edicioni i parë i Festivalit “Xhifon” i cili vitin e kaluar nuk mundi të festohet siç duhet, mbahet me emrin “Xhifon50Plus”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе