Në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,sot më 7 korrik 2021,me fillim në ora 20:00,do të zhvillojnë koncert flautistja Zlatka Miteva dhe pianistja Natasha Trbojeviq.
Në kuadër të koncertit do të interpretohen vepra të kompozitorëve maqedonas nga disa gjenerata,si: Prokopiev,Zografski,Stojkov,Brangjolica,Xhambazov,Gavrilovski dhe Velkovska – Trajanovska.
Koncerti është pjesë e programit të Qendrës për Kulturë për vitin 2021,dhe është i mbështetur nga Ministria e Kulturës.