Stefoska në edicionin jubilar të Festivalit Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore: Secili me veçantinë e tij të shtoj ngjyrë në të ardhmen tonë

од admin_kult

“I falënderoj ata të cilët e krijuan,ata të cilët e ngritën dhe ata që e mbajnë Festivalin Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore për 60 vite me radhë.Të gjithë ata kanë një kontribut të madh në ruajtjen e këtij thesari kulturor,që është trashëgimia jonë dhe historia për ne.Sepse ne në Ballkan,gëzohemi dhe pikëllohemi përmes këngëve tona”,tha Ministrja e Kulturës,Irena Stefoska,në hapjen e mbrëmshme të edicionit të 60-të jubilar të Festivalit Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore.

Stefoska theksoi se nuk është rastësi që Festivali hapet me “E vështira” e cila është frymëzim nga Blazhe Koneski,njëqindvjetorin e të cilit po e festojmë këtë vit.

“Edhe ky Festival,poashtu edhe përvjetori i Koneskit janë të shënuara në katalogun dhe në kalendarin e UNESCO-s.Në UNESCO,me devotshmëri janë të shënuara ky rajon dhe Ohri ynë”,shtoi Stefoska dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit e Festivalit për misionin e tyre fisnik – secili me veçantinë e tij të shtoj ngjyrë në të ardhmen tonë.

Në ceremoninë morën fjalë edhe Kryetari i Kuvendit,Talat Xhafer,Festivali i cili është nën patronazh të tij,kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgievski,si dhe drejtori i Qendrës për Kulturë të Ohrit Toni Simonovski.

Sipas pjesës së protokollit,me përzgjedhje nga tradita e pasur folklorike,u prezantua Ansamblit “Maqedonia” nga Shkupi,dhe performoi Shoqata Akademike Kulturore dhe Artistike “Branko Krsmanoviq” nga Beogradi,Serbi.

Në kuadër të manifestimit,u promovua dhe monografia “60 vite Festival Ballkanik i Këngëve dhe Valleve Popullore” nga autori Milço Jovanoski.

Në ditët e ardhshme,në skenat e Dolni Saraj dhe Qendrës për Kulturë të Ohrit,do të prezantohen Shoqëritë vendase folklorike,por edhe Ansamble nga Mali i Zi,Bosnja dhe Hercegovina,dhe nga Shqipëria.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе