Në sallonin e pikturës në Qendrën për kulturë „Marko Cepenkov“ në Prilep, sot (21.5.2021) më ora 18:00, do të realizojnë koncert Emili Hristoska dhe Daniel Petreski – studentë të Fakultetit të artit muzikor në Shkup.
Në suaza të koncertit do të interpretohen kompozime të kompozitorëve të njohur: Gluk, Çajkovski, Rahmaninov, Çilea dhe të tjerë.
Koncerti do të mbahet sipas të gjitha protokolleve për mbrojtjen nga korona virusi dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.