Koncert i SHKA „Јane Sandanski” dhe DMUC  „Sergej Mihajllov” në Pehçevë

од admin_kult

Në organizim të Shtëpisë së Kulturës „Jane Sandanski”, në sallën e kinemasë në Pehçevë u mbajt koncerti i anëtarëve të Shoqatës Kulturore Artistike me të njëjtin emër, ku me disa këngë dhe valle popullore karakteristike për Maqedoninë Lindore performuan anëtarët e DMUC „Sergej Mihajlov” nga Shtipi.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës, Valentina Veselinska, me këtë koncert vazhdon tradita për qëndrueshmëri të shoqërisë që ekziston tash e 75 vjet dhe në të cilën anëtarësohen 60 folkloristë të moshës 6 deri në 16 vjeç.

Nga shtëpia e kulturës në Pehçevë shtojnë se janë duke u bërë përgatitje për shfaqjen e Festivalit të Orkestrave Frymore, që pas një pauze prej dy vitesh do të mbahet sërish në qershor për festën e qytetit Pavlovden.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе