Komiteti Nacional IKOMOS organizon anketë interaktive me temë “E kaluara komplekse:ardhmëri e larmishme”

од admin_kult

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të monumenteve dhe lokaliteteve (18 Prill),Komiteti Nacional IKOMOS Maqedoni,i cili është një nga 107-të komitete në nivel global të IKOMOS,organizon një aktivitet të veçantë në formën e një ankete të shkurtër interaktive me ndjekësit e profileve të KN IKOMOS Maqedoni në rrjetet sociale Facebook,Linkedln,Twitter dhe Instagram,me qëllim që të hapë një diskutim dhe shkëmbim mendimesh dhe tezash mbi temën “E kaluara komplekse:ardhmëri e larmishme”.Komiteti Nacional IKOMOS Maqedoni,bën thirje që të gjithë të interesuarit të bashkohen në këtë aktivitet,duke shpresuar të hapin një diskutim të frytshëm,konstruktiv dhe të larmishëm.Anketimi do të zhvillohet më 15 dhe më 16 Prill,ndërsa rezultatet do të ndahen me publikun më 18 Prill.

Lidhjet e profileve në rrjetet sociale të KN IKOMOS Maqedoni janë:www.facebook.com/ICOMOSMacedonia, www.instagram.com/icomos_macedonia, www.linkedin.com/company/icomos-macedonia, twitter.com/IcomosMACEDONIA.

Dita Ndërkombëtare e monumenteve dhe lokaliteteve,e cila festohet çdo vit më 18 Prill,është themeluar në vitin 1982.Çdo vit kësaj dite i kushtohet një temë e veçantë që lidhet me trashëgiminë kulturore,ndërsa për vitin 2021 është përzgjedhur tema:”E kaluara komplekse:ardhmëri e larmishme”.Në zemër të kësaj teme është fillimi i diskutimit dhe shqyrtimi kritik i të  kaluarës përmes ruajtjes së trashëgimisë kulturore,duke inkurajuar perceptimin dhe prezantimin e saj nga këndvështrime të ndryshme dhe paanshmërinë në interpretimin e saj.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе