Bisedime për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë

од admin_kult

 Ministrja e Kulturës Irena Stefoska së bashku me zëvendësministrin e kulturës Sedat Sulejmani,sot,u takuan me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë,Fatos Reka.Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të derimëtanishëm në sferën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë,si dhe për planet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Në takim bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm shumëpalësh përmes projektit afatgjatë“Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Ohër-Prespë” dhe përfshirjes së përbashkët në iniciativën e UNESKO-s dhe BE-së:“Drejtë menaxhimit më të fuqishëm të trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të rajonit të liqenit të Ohrit”.Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit të përbashkët për menaxhim dhe mbrojtje të rajonit të Ohrit dhe Strugës,përmes krijimit të Plan Veprimit për menaxhimin e përbashkët ndërmjet të dyja vendeve.

Bashkëbiseduesit i theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera kulturore ndërmjet të dyja vendeve,të cilat karakterizohen me aktivitete të shumta të realizuara në sferën e kulturës,dhe atë në veprimtarinë muzikore,dramatike,letrare dhe botuese.

U theksua pjesëmarrja tradicionale e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë në manifestimet letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut,siç janë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”,si dhe prezantimi i literaturës maqedonase në “Panairin Ndërkombëtar të Librit” në Tiranë.

Në takim u konfirmua angazhimi për të rritur bashkëpunimin e institucioneve përkatëse në sferën e kulturës të të dyja vendeve.Bashkëbiseduesit theksuan zbatimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Galerisë Nacionale të Republikës së Shqipërisë,i cili i vuri në veprim burimet hapësinore dhe intelektuale të të dyja institucioneve për realizim të projekteve,investigime,qëndrime arti,seminare,ligjerata e kështu me radhë.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе