Kinoteka fillon sezonin e dytë të projektit “Klasa e Filmit”

од admin_kult

Me sesionin e parë të mbajtur të shtunën ( 30 tetor) filloi sezoni i dytë i projektit edukativ të Kinotekës,me titull “Klasa e Filmit”.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës,dhe përbëhet nga përmbajtje të ndryshme edukative,të grupuara në mënyrë tematike në dhjetë klasa në të cilat përmes mësimit interaktiv-kreativ,pjesëmarrësit do të njihen me trashëgiminë kulturore audiovizuele nacionale,do të kenë munëdsinë të ndjekin filma nga arkivi i Konotekës,të mësojnë se si të mendojnë për një vepër filmike,do të fitojnë njohuri bazë nga historia e fimit dhe nga gjuha e filmit si dhe do të kenë mundësinë të krijojnë etyde filmike të shkurtëra,të inspiruar nga thesari i pasur i kinematografisë maqedonase.

Nga Kinoteka informojnë se ashtu si dhe vitin e kaluar,kur “Klasa e Filmit”u mbajt për herë të parë,dhjetra nxënës të shkollave të mesme do të njihen me punën e Kinotekës,me aktivitetet e ndryshme,si restaurim,digjitalizim,arkivim filmash,eseistikë dhe kritikë filmi,shfaqje kinemaje.

Ideja e projektit është të njohin nxënësit me segmentet dhe profesionet tjera që lidhen me filmin, në veçanti në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale audiovizuele dhe në finesat e filmologjisë,punimit me shirit filmik,restaurimit dhe digjitalizimit të filmit.Projekti do të zhvillohet çdo të shtunë në Kinotekë dhe do të zgjasë 10 javë-shtuan nga Konoteka.

“Klasa e Filmit” realizohet nën udhëheqjen e regjisores së filmit dhe televizionit Marija Xhixheva,ndërsa në realizim marrin pjesë edhe filmologë nga Kinoteka:Vladimir Angelov,Aleksandra Mladenoviq,Bojan Stanishiq,Aleksandar Trajkovski,Damjana Ivanovska,Stojan Sinadinov,Igor Stardelov,Petar Volnarovski,Tihomir Kashmicoski…

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе