Fillon rekonstruimi i Sarait të Ahmed Nijazi beut në Resnjë,i cili do të zhvillohet në dy faza,ndërsa është i paraparë në Programin vjetor të IN Enti dhe Muzeu – Manastir,i financuar nga Ministria e Kulturës.Faza e parë është në vlerë prej rreth 2 milion denarë.
Më këtë zgjidhet përgjithmonë një problem shumëvjeçar,i cili ka një rëndësi të madhe në mbrojtjen e përgjithshme të trashëgimisë tonë kulturore.
Në Prespë,gjithashtu filloi procesi i sanimit,konservimit dhe restaurimit të shkollës së vjetër në f.Lubojnë.Përfundoi procesi i sigurimit të kushteve mbrojtëse konservuese nga ana e institucioneve kompetente: IN Enti dhe Muzeu –Manastir dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shkup.
Periudha e dimrit do të shfrytëzohet për përgaditjen e dokumentacionit të nevojshëm të projektit,gjë që do të mundësojë vitin e ardhshëm të fillojnë aktivitetet praktike për sanim,konservim dhe restaurim të menjëhershëm të këtij objekti jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë vendin.