Në „Qendrën – Jadro“ është hapur ekspozita e fotografive të autorit Dragan Gajiq „Faza: Errësirë“.
Fotografitë e punuara në periudhën prej 2015 deri më 2020, tregojnë thellësinë dhe ngjyrën e errësirës, krijojnë kompizicion të një ideje të mirëmenduar, ndjesi të thella dhe mikrokozmos të theksuar.
Dragan Gajiq është i lindur në vitin 1967 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin për arte dramatike – dega e kamerës. Studimet pasdiplomike për fotografi dhe marketing i ka mbaruar në Njujork.
Është drejtor i fotografisë në shumë seriale maqedone, filma dokumentarë, tv-filma, reklama dhe spote muzikore, ndërsa ka punuar edhe fushata reklamimi, editoriale, katalogje… Deri më tani ka realizuar ekspozita të fotografive në Njujork, Teatrin popullor të Maqedonisë, Stacionin e vogël, dhe në shumë internet-ekspozita ndërkombëtare.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 29 maj, ndërsa realizohet me ndihmë finansiare nga Ministria e Kulturës.