Në Muzeun Kombëtar të Arteve në Herson, Ukrainë u hap ekspozita e vizatimeve dhe kollazheve nga Jana Maneva – Çupovska. Ekspozita e cila u titullua “Dashnorët e panedemisë”, përbëhet prej dyzetë veprave, vizatimeve dhe kollzheve të përpunuara në teknikë të kombinuar: laps, thëngjill, akril dhe temperë.
Përmes shfaqjeve të personazheve të kompozituara figurative, piktorja artistike Jana Maneva- Çupovska e bartë gjendjen e saj psikologjike dhe emotive në krizën e koronës. Ajo dashurinë e thekson si simbol artistik që në këto vepra jep shpresë se parë se prapë dashuria do ta shpëtojë njerëzimin.
Ekspozita është nën përkujdesjen e prof. Elena Çepelluk, profesoreshë në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Herson. Ekspozita përpos në Muzeun Nacional, u prezantua edhe në galerinë e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në Hereson- Ukraninë.
Ekspozita “Dashnorët e Pandemisë” është financuar ga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.