Ministrja e Kulturës Irena Stefoska u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner.
Takimi ishte një rast për të shkëmbyer përvojat e deritanishme nga bashkëpunimi i kulturës ndërmjet dy vendeve, dhe për të vendosur udhëzime konkrete për të ardhmen në fushën e trashëgimisë kulturore, shkëmbimin e ekspertëve, veprimtarin e botimit, artin, baletin, produksionin e dramës dhe filmit.
U theksua edhe bashkëpunimi i dy vendeve brenda UNESKO-s, ku selia gjendet në Paris.
Në takim u theksua edhe roli i suksesshëm i Institutit Francez në Shkup, ku ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucionet nga fusha e kulturës, dhe ka rol të rëndësishëm edhe në procesin edukativ përmes mësimit të gjuhës franceze, aktiviteteve frankfone, trajnim të profesorëve e tje.
Ministrja Stefoska i uroi një mision të suksesshëm diplomatik ambasadorit Bomgartner dhe shpreson në pritje që gjatë mandatit të tij, partneriteti maqedonas-francez dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet me dinamik më të madhe.