Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot do të hapet ekspozita ,, INBETWEEN” nga Vlladimir Zdraveski njëri nga fituesit e çmimit ,,Borko Llazareski” për vitin 2020.
Në marrëveshje me familjen e Borko Llazaresi, i cili dhuroi Muzeut të Qytetit të Shkupit kartat e këtij artisti të përdorura për realizimin e ,,Afresk për LNÇ” realizuar në sallën e Stacionit të Hekurudhës së Vjetër në Shkup në vitin 1958, Muzeu pranoi çdo vit të organizon ekspozitë personale të një studenti nga Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup i cili vitin e kaluar shkollor e ka fituar çmimin ,,Borko Llazeski” për arritje inventive në njësinë e pikturës.
Këtë herë janë Vlladimir Zdraveski dhe Marija Trajanoska. Së pari do të fillon ekspozita e Zdraveski, dhe menjëherë pastaj do të prezantohet Trajanoska. Ekspozita do të mbahet në përputhje me të gjitha protokollet e mbrojtjes nga Kovid – 19.