Ekspozitë “Pikat kryesore të artit figurativ maqedonas të viteve të 70-ta dhe 80-ta”

од admin_kult

Ekspozita me titull “Pikat kryesore të artit figurativ maqedonas të viteve të 70-ta dhe 80-ta” është e hapur për vizitorët në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.Kuratore e kësaj ekspozite është Marika Boçvarova-Plavevska,ndërsa bashkëpunëtor kurator është Blagoja Voroshanec.

Idea e këtij mendimi për projektin,si pjesë e një seri problemesh të ekspozitave është të zbulojë dhe të bashkojë transformimet sfiduese kalimtarë,pjesërisht të filluara në vitet e 60-ta,të theksuara gjatë viteve të 70-ta dhe në një mënyrë të përshtatura në vitet e 80-ta – thotë Boçvarska-Plavevska.

Projekti synon të kërkojë marrëdhëniet ndërmjet dy dekadave,pararalelisht që prekin anakronizimin e lëvizjeve të artit,në veçanti në dekadën e parë.Si një lloj segmenti, ai është në fakt një kujtesë për opinionin në lidhje me transformimet që janë gati ti ndjejnë dhe ti përjetojnë gjatë këtyre dy dekadave. Afërsia e transformimeve konfirmohet përmes vetëprezentimit,në të cilin pjesëmarrës janë 52 autorë,me mbi 80 vepra-njoftojnë nga MAB.

Një pjesë e veprave të eksponuara janë në pronësi të Muzeut të Arteve Bashkëkohore,ndërsa një pjesë janë të huazuara nga Galeria Nacionale e Maqedonisë,nga Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe një pjesë janë kolekcione private.

Bëhet fjalë për një projekt multimedial,në të cilin përfaqësohen të gjitha mediat e artit dhe në espozitë janë të ekspozuara vepra nga:Rodolub Atanasov,Todorçe Atanasov,Tome Axhievski,Violeta Blazheska,Bogdan Grabulovski,Vladimir Boroeviq,Zhaneta Vangeli,Vasil Vasilev,Ivo Veljanov,Kiril Gegoski dhe shumë të tjerë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në Shtator të këti viti.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе