Hyrja falas në institucionet e muzeve për 18 majin, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

од admin_kult

“Muzetë për edukim dhe kërkim” është motoja me të cilën nesër festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maji, datë që institucionet muzeore në mbarë botën e festojnë me aktivitete të ndryshme që nga viti 1977.

Në këtë ditë, muzetë në vend tradicionalisht hapin dyert e tyre dhe ofrojnë hyrje falas për vizitorët që mund të shohin ekspozitat aktuale dhe të njihen me pasurinë kulturore të luajtshme.

Muzetë, përveç kontributit të tyre si platformë për shkëmbimin e ideve dhe njohurive, kanë një rol të rëndësishëm në edukim dhe janë nxitës të temave që prekin fuqishëm botën sot dhe që presin të eksplorohen dhe të shpërndahen.

Institucionet muzeore inkurajojnë brezat e ardhshëm të trajtojnë sfidat komplekse sociale të ditëve të sotme në një mënyrë kreative, dinamike dhe interesante, të informohen për shkaqet dhe pasojat e ndikimit njerëzor në natyrë dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe përgjegjësinë personale të nevojshme për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve festohet tradicionalisht çdo vit më 18 maj për të promovuar rëndësinë e institucioneve muzeore në shoqërinë moderne. Dita kushtuar muzeve është vendosur nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve – ICOM me seli në Paris.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе