Forumi i tretë i qyteteve kreative të filmit nga rrjeti i UNESCO-s,sot dhe nesër (28 dhe 29 tetor) mbahet në Komunën e Manastirit dhe Qendrën për Kulturë – Manastirs.Tema e Forumit është “Industritë kreative – urë për të ardhmen midis kulturës dhe ekonomisë kreative / sfidat COVID 19”.
Në Forum do të përfshihen përfaqësues të lartë të qyteteve kreative të filmit nga rrjeti i UNESCO-s: Sidnei,Galvei,Çjingdao,Busan,Terasa,Bradford,Potsdam,Sarajevë,Sofje,- si dhe përfaqësuses të institucioneve relevante vendase të sektorit joqeveritar dhe sektorit të biznesit që punojnë në fushën e industrive kreative dhe të filmit.
Forumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Manastirit si një anëtarë i barabartë i qyteteve kreative për film nga rrjeti i UNESCO-s nga viti 2015 dhe një nga 18-të qytetet që janë pjesë e këtij kllasteri filmik të UNESCO-s,i vetmi në vendin tonë dhe një nga të paktat në rajon së bashku me Sofjen dhe Sarajevën.Rrjeti është partner kyç i UNESCO-s.
Hapja zyrtare është caktuar për sot me fillim në ora 13:00 në sallën e seancave të Këshillit të Komunës së Manastirit.Programi dy ditor parasheh disa diskutime dhe prezantime,dhe në pjesën joformale disa projeksione filmash interesante dhe të menduara,takime joformale,dhe vizitë në kinemanë e rinovuar “Vëllezërit Manaki”dhe në objektin e rinovuar të Shtëpisë së Oficerëve.
Forumi është i organizuar nga Shoqata e Arteve të Filmit dhe “Qendra për film”-Manastir me qëllim të rritjes së bashkëpunimit midis qyteteve në fushën e industrive kreative dhe shkëmbim të përvojave dhe praktikës së mirë.
Forumi internacional i qyteteve nga rrjeti i UNESCO-s: “Industritë kreative – urë për të ardhmen midis kulturës dhe ekonomisë kreative”,mbështetet nga UNESCO përmes Ministrisë së Kulturës në kuadër të Programit për Participim të UNESCO-s për vitin 2021-2021.