Në iniciativë të më shumë shkrimtarëve maqedonas dhe turk, këto ditë në Shkup u formua shoqata maqedonase-turke e miqësisë.
Koordinator i kësaj miqësie të re është Hristo Petreski, kurse anëtarë të parë të Shoqatës janë shkrimtarët: Rusomir Bogdanovski, Mito Spasevski, Mishel Pavllovski, Kristina Nikollovska, Vesna Mojsova-Çepishevska, Trajçe Kacarov, Goce Ristovski, Marina Mijakovska, Eroll Tufan, Slavica Urumova-Markovska, Millovan Stefanovski, Zoran Pejkovski, Stefan Markovski, Violeta Tançeva-Zlateva, Vlladimir Pllavevski, Vasill Tocinovski, Filiz Mehmetogllu, Vanja Izova Veleva, Igor Krajçev, Emel Tuna, Elizabeta Bandillovska, Violeta Martinovska, Elena Prenxhova, Biba Ismail, Savo Kostadinovski, Ivo Mitev, Snezhana Panoska, Zoran Kotevski etje.
-Këtë iniciativë e mbështet Qendra e Kulturës Turke Junus Emre në Shkup, dhe planifikohen takime të përbashkëta të shkrimtarëve, takime profesionale dhe shkencore, forume, punëtori, përkthime dhe përshtatje, publikimin e edicioneve, çmime dhe mirënjohje na informojnë nga Shoqata e shkrimtarëve maqedonase-turke e miqësisë.