Qendra Nacionale e Konservimit-Shkup filloi me intervenimet parandaluese konservuese në kishën e Shën Mërisë në Mateç që kjo e mirë kulturore të mbrohet nga ndikimet e jashtme në periudhën e dimrit tha ministrja.
Tempulli është kushtuar Shën Mërisë, i vendosur mbi fshatin Mateç, është një nga monumentet më përfaqësuese të artit bizantin në tokën maqedonase.
I vendosur në masivin malor në Karadakun e Shkupit, manastiri i pasqyron majat e artit mesjetar të prodhimit në territorin maqedonas. Kisha e manastirit u ndërtua në shekullin XIV nga Car Dushani, dhe pas vdekjes së tij bashkëshortja e tij Elena dhe djali i tij Uroshi e kryen ndërtimin dhe e pikturuan.