Filip Ivanov fitoi çmimin për vepër më të mirë në fushën e muzikës klasike në konkursin me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Blazhe Koneskit

од admin_kult

Në kuadër të konkursit në nder të 100 vjetorit të lindjes së Balzhe Koneskit,të cili n e organizon Agjencia për Rini dhe Sport me qëllim që ti shpërblej poetët e rinj,muzicientët dhe artistët e artit figurativ,kompozitori Filip Ivanov e fitoi mirrënjohjen për vepër më të mirë muzikore në fushën e muzikës klasike,për këngë solo për zë dhe piano të shënuara në tekst nga Blazhe Koneski.

“Vepra e vlerësuar e artistit çdo herë paraqet një kënaqësi e veqant dhe nxitje për krijim të mëtejshëm.Sinqerisht shpresoj se në të ardhmen do të vazhdojnë të shpallen konkurse nga institucionet,me çka do ti nxisin artistët të cilët për një kohë të gjatë janë në margjinalen e këtij vendi”, theksoi Ivanov me rastin e marrjes së çmimit.

Filip Ivanov (1992) i përket gjeneratës më të re të kompozitorëve maqedonas.Gjatë studimeve dhe posaqërisht pas diplomimit në Fakultetin e Artit të Muzikës në Shkup (klasa e prof. Soni Petrovski),në mënyrë aktive është i pranishëm në skenën muzikore maqedonase dhe shumë nga kompozimet e tij,janë interpretuar në podiumet muzikore jashtë vendit.Shumë nga veprat e tij,janë vlersuar në konkurset e shpallura nga Ministria e Kulturës.Që nga viti 2017,Ivanov është anëtar i rregullt i Aleancës së Kompozitorëve të Maqedonisë –SOKOM.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе