Pas prezantimit të suksesshëm të ekspozitës “Atje” nga Milço Mançevski në Sofje,sot ekspozita do të jetë e vendosur në Burgas,Republika e Bullgarisë,në Qendrën për Art Bashkëkohor dhe Bibliotekë.
Veprat me ngjyrë,me temë fotografia e rrugës nga regjisori i njohur Milço Mançevski do të jenë në dispozicion për publikun deri më 31 tetor.
Realizimi i kësaj ekspozite është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe Komunës Burgas.