Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit për fëmijë “Bilbilat e Korabit”

од admin_kult

Në sallën e koncertit të Qendrës për Kulturë – Dibër,sot (28 tetor),me fillim në ora 14:00,do të mbahet Festivali i këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit 2021”.

Në kuadër të Festivalit,i cili këtë vit mbahet për të njëmbëdhjetën herë,do të interpretohen 23 kompozime të reja,nga interpretues dhe autorë nga Dibra,Shkupi,Gostivari,Struga,ndërsa do të ketë dhe pjesëmarrës nga Shqipëria,Kosova e të tjerë.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës si projekt me interes nacional për vitin 2021,ndërsa përkrahet edhe nga Kuvendi i Komunës së Dibrës,Qendra për Kulturë – Dibër dhe të tjerë.

Ngjarja do të mbahet me respektimin e protokolleve shëndetësore,me numër të kufizuar të vizitorëve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе