Sekretari shtetëror Aziri në konferencë për 40–vjetorin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë

од admin_kult

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut,Valmit Aziri,si i ftuar në Muzeun Historik,në Tiranë morri fjalë në konferencën shkencore kushtuar çështjve bashkëkohore dhe sfidave me të cilat përballen muzetë.

Në fjalimin e tij para të pranishmive,mes të cilëve të pranishëm ishin edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar,Dorjan Koçi,ministrja e Kulturës së Shqipërisë,Elva Margariti,dhe ministri i Kulturës së Kosovës,Hajrrulla Çeku,kryetari i Akademisë dhe Shkencave të Republikës së Shqipërisë,Skender Gjinushi,si dhe misafirë të tjerë – drejtues të institucioneve shkencore dhe muzeve,muzeologë,studiues,sekreatri shtetëror Aziri,theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe afirmimit të vlerave historike kombëtare,kudo që jetojnë shqipëtarët.

Ai theksoi rëndësinë e Muzeut Historik Kombëtar,në zemër të kryeqendrës shqipëtare,duke vënë në dukje se ky institucion është një nga faktorët më dominantë të ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave tona kombëtare nga brezi në brez,dhe si i tillë meriton një vëmendje të theksuar dhe të përhershme.

Aziri,foli për rëndësinë e shqiptarëve në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se: “Në vitet e fundit themeluam shumë instuticione kredibile,të cilat po punojnë pa reshtur dhe me një elan të jashtëzakonshëm për nxjerjen në pah të vlerave tona.Është themeluar Institucioni Nacional “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” në Manastir,Institucioni Nacional “Qendra për Konservim” në Gostivar,Institucioni Publik Shkencor “Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup”,Ansambli nacional i Këngëve dhe Valleve Shqipe.Në ndërkohë “Muzeu i lirisë” në Shkup,Qendra përkujtimore “Nëna Shqiptare”në Zajaz të Kërçovës,Qendra përkujtimore “Bllaca 99”,Egzodusi,etj,janë të formuara nga komunat përkatëse dhe janë në proces të institucionalizmit“.

Aziri gjithashtu foli edhe për proceset më të reja historike dhe rolin e shqipëtarëve në to,dhe theksoi që ende ka shumë punë dhe nevojë që ky thesar i pasur historik të ruhet,dhe nga nëntoka të nxiren të vërteta të reja historike dhe arkeologjike,të cilat do ti flasin për të ardhmen me dritën e artefakteve shkencore.

Sekretari shtetëror Aziri,theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe afirmimit e vlerave tona historike kombëtare,kudo që jetojnë shqiptarët.

Prandaj,këtë konferencë Shkencore Ndërkombëtare Muzeologjike me titull ,,Muzetë përtërijnë të ardhmen,,e shoh pikërisht në prizmin e zhvillimin e të muzeologjisë në dimensione të reja drejt së ardhmes“.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе