U ndanë çmimet në Festivalin e instrumenteve dhe këngëve popullore “Pece Atanasovski”

од admin_kult

Trio vokali mashkullorë nga Shoqata Kulturore Artistike “Kiril Peçinoviq” nga Tearca,është fitues i çmimit Gran pri,çmim për interpretim më të mirë në edicionin e 47-të të Festivalit për instrumente dhe këngë popullore “Pece Atanasovski”, i cili përfundoi mbrëmë në Rudinë,Dollneni.Mirrënjohjen “Gajdja e Peces” për gajdexhi më të mirë e fitoi Filip Arilon nga Velesi.Në Festival u ndanë edhe 10-të çmime speciale – statueta për kultivim të suksesshëm të melosit burimor nga grupe dhe individë.

Festivali i 47-të i instrumenteve dhe këngëve popullore “Pece Atanasovski”, zhvillohet më 2 dhe 3 korrik në Prilep dhe në Rudinë,Dollneni.Këtë vit morën pjesë rreth 320 interpretues,grupe dhe individë,nga të gjitha rajonet e vendit.

Për herë të parë pas 25 viteve,në Festival jehuan tingujt e gajdes origjinale të themeluesit dhe artistit të madh Pece Atanasovski.U zhvilluan edhe: Seminar për studim të instrumenteve dhe këngëve popullore (online) me 12 pjesëmarrës të rinj nga Koçani dhe Prilepi,dhe Simpozium me temë: “Folklori në të kaluarën dhe tash”,me etnomuzikolog eminent,si dhe është bouar përmbledhja e punimeve nga folkloristika.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе