Në skenën e “Sarait të poshtëm” në Ohër,sot më 5 korrik me fillim në ora 20:30 në mënyrë solemne do të hapet edicioni jubilar i 60-të i Festivalit Ballkanik i Këngëve dhe Valleve Popullore.Në hapjen e festivalit do të marrin fjalë: kryetari i Kuvendit,Talat Xhafer,Festivali i cili është nën patronazh të tij,ministrja e kulturës Irena Stefoska,kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgievski,si dhe drejtori i Qendrës për Kulturë të Ohrit Toni Simonovski.
Sipas pjesës së protokollit,janë paraparë shfaqje të Ansamblit “Maqedonia” nga Shkupi,dhe të Shoqërisë Akademike Kulturore dhe Artistike “Branko Krsmanoviq” nga Beogradi,Serbi.
Në Qendrën për Kulturë të Ohrit,sot në ora 12:00 do të promovohet monografia,e cila botohet me rastin e edicionit jubilat të këtij manifestimi më të vjetër folklorik në Ballkan.Autor i monografisë “60 vite Festival Ballkanik i Këngëve dhe Valleve Popullore”,është Milço Jovanoski,ndërsa promotor i këtij edicioni është Slavko Upevçe.
Në ditët e ardhshme para publikut do të prezantohen Shoqëritë vendase folklorike,por edhe Ansamble nga Mali i Zi,Bosnja dhe Hercegovina,dhe nga Shqipëria.Organizatorët theksojnë se në rast se bie shi,hapja solemne e festivalit do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër.