“Demokracitë / Realizëm” – ekspozitë nga Artur Zhmijevski në MAB

од admin_kult

Në Muzeun e Artit Bashkëkohorë në Shkup,sot (1 dhjetor) me fillim në ora 20:00, do të hapet ekspozita personale ,, Demokracitë / Realizëm,, të artistit të njohur polak Artur Zhmijevski.

Në ekspozitë do të prezantohen dy video instalime, të cilat janë të përbëra nga një përzgjedhje filmash nga veprat e tij kapitale, instalacionet “Demokracitë” dhe “Realizëm”. Në kuadër të ekspozitës do të publikohet publikimi dygjuhësor, në të cilin përveç përmbledhjes së punimeve nga ekspozita, do të publikohet edhe përkthimi në gjuhën maqedonase i tekstit kult të Zhmijevskit, ,”Arti shoqëror i aplikuar”.

Kjo është ekspozita e parë personale e Zhmijevski në Shkup, pas pjesëmarrjes së tij në kuadër të ekspozitës internacionale në grup “Gjithçka që kemi të përbashkët” në vitin 2019, në të cilën u prezantua me videoveprën “Në ambient të hapur.Shviecie”.

Artur Zhmijevski (1966) është artist vizuel i cili jeton dhe vepron në Varshavë, një autor me një karierë të pasur artistike, i cili është i fokusuar në krijimin e instalacioneve të përbëra nga fotografia, filmi dhe video.Ai ka ekspozuar në disa nga manifestimet më të rëndësishme të artit,siç janë: Bienalja e Venecias dhe Dokumenta në Kasel, ndërsa ka qenë kurator i Bienales së Berlinit në vitin 2012.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 mars të vitit 2022.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе