„Bindje“ e Kristina Sllobodjanjuk sonte në QKM të „Vallëzimi Fest Shkup 2022“

од admin_kult

Në suaza të festivalit „Vallëzimi fest Shkup  2022“, sonte në QKM do të mbahet video projektimi i veprës „Bindje“ të koreografes ukraineze Kristina Sllobodjanjuk, ndërsa sot arrijnë studentët nga Sofja të cilët do të marrin pjesë në projektin „Panorama“.

Video projektimi i veprës „Bindje“ do të  mbahet sonte në kinema xhepi në QKM, ndërsa do të interpretojë edhe vetë autorja Kristina Sllobodjanjuk. Video projektimi do të emitohet edhe onlajn, në fejsbuk faqen e „Vallëzimi fest Shkup“  2022“.

Kristina Sllobodjanjuk është artiste,vallëtare, koreografe dhe regjisore nga Ukraina. Nga viti 2015 studion vallëzim bashkëkohor, dramë dhe teatër fizik , punon në opera bashkëkohore, festivale artistike, jep mësim dhe studion terapi të orientuar drejt trupit.

Në Shkup sont do të arrijnë studentët e shkollës Kombëtare të artit të Sofjes, Bullgari të cilët në suaza të „Vallëzimi Fest Shkup 2022“ do të marrin pjesë në projektin e ashtuquajtur „Panorama“ dhe së bashku  me njëzet valltarë të tjerë vendas do të punojnë në punëtorinë e Marta  Gream Teknikë në Opera dhe Baleti Kombëtar.

Ata do të studjojnë teknikën nën udhëheqjen e Denis Bale, vallëtare dhe asistente e kompanisë dhe do të zotërojnë një pjesë nga koreogfrafia origjinale e Gream  të vitit 1935.

Të mërkurën në skenën e teatrit kombëtar të Maqedonisë, tridhjetë vallëtarë të rinj bashkë do të interpretojnë pjesë nga „Panorama“ para shfaqjes së kompanisë së vallëzimit Marta Gream nga Nju Jorku që sot arrijnë në Shkup.

Projekti  „Panorama“ është mundësi për bashkëpunim në mes vallëtarëve të rinj nga të dy shtetet, i pari i këtij lloji dhe mbështetet nga Ambasada Amerikane në Shkup. Marta Gream është shpallur për trashëgimi kulturore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ish presidenti i SHBA-së Xherald R. Ford dhe shfaqja e tyre në suaza të festivalit „Vallëzimi Fest Shkup 2022“ është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe mundësi unike për publikun tonë të shoh pjesë nga historia e krijimit të vallëzimit bashkëkohor në shekullin e 20 dhe vendin e saj të rëndësishëm në shekullin e 21-të.

„Vallëzimi Fest Shkup 2022“  mbështetet nga Ministria e Kulturës, Qytetit Shkup, ambasadës Amerikane në Shkup, insitutit Frances nga Parisi në Shkup, Shtëpia e Arm-së Shkup, Perform Europe, East is Best, Kulturanova. Organizatorë të„ Vallëzimi Fest Shkup 2022“ janë „VITALIJA“ dhe „BOVIN“.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе