Big – bendi i Shoqatës së xhaz muzikantëve do të luajë avangardën Zapa në Filarmoni

од admin_kult

Big – bendi i Shoqatës së xhaz muzikantëve,sot (1 dhjetor) me fillim në ora 20:00 në Filarmoni do të luajë muzikë nga muzicienti legjendar dhe avangard Frenk Zapa.

Dirigjent i koncertit është austriaku Zigi Vajgl, i cili i ka udhëhequr koncertet e SHXHM-së ku më parë janë luajtur muzikë nga “Beatles”, Don Menza dhe “Rejdiohed”.

Frank Zapa është një nga figurat më karakteristike muzikore të shekullit të XX, është një muzicient amerikan, kompozitor, tekstshkrues dhe udhëheqës i grupit ,puna e të cilit karakterizohet me improvizim në formë të lirë, eksperimente tingëllore, virtuozitet muzikor dhe satirë në kulturën amerikane.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе