Në Qendrën Kulturore Informative nga 9 deri më 22 dhjetor do të hapet ekspozita e pikturave nga piktorja Dita Starova-Qerimi. Në ekspozitë autorja do të prezantohet me 15 vepra, të punuara me teknik akrilik në pëlhurë, të krijuara vitet e fundit.
Starova-Qerimi është drejtoresh në Galerinë Nacionale të Maqedonisë, një piktore dhe pedagoge akademike e njohur, docent pranë universitetit ,,Amerikan kolexh”- Shkup. Arsimimin e parë për pikturë e mori në Paris, në ditët e fillimit të shkollës në liceun ,,Zhanson de Sali”, dhe pas katër viteve të shkollimit në qytetin e njëjtë e ka edhe ekspozitën e parë të saj.
Në biografinë e saj profesionale deri më tani ka realizuar 14 ekspozita personale dhe mbi 50 ekspozita grupore në Maqedoni, SHBA, Franca, Turqia, Bullgaria, Kosova dhe në vendet tjera.