Valentina Poceska: me shumë vëmendje, ekspertizë dhe dashuri punohet në Kurbinovë

од admin_kult

Këshilltarja e veçantë për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë  e Kulturës, Valentina Poceska për Utrinski brifing sot tha se mbrojtja në Kurbinovë është në kompetencë profesionale të institucionit- Instituti për Mbrojtje dhe Muze –Manastir dhe tash po zbatohet faza e parë e konservimit të objektit, thënë thjeshtë si të kalon dimri në pranverë të vazhdon konservimi.

,, Nga pikëpamja statike kisha është e qëndrueshme, kurse nga pjesa e jashtme e mureve vendosen tuba përmes të cilave më vonë do të kryhen mbushjet në pjesët e mureve ku ka çarje.

Muret prej guri të trasha  prej 80 cm pastrohen nga fuga e vendosur në një thellësi prej afërsisht një centimetër. Nuk bëhet fjalë për malter origjinal të shekullit të 12, por për materiale të përdorura gjatë disa ndërhyrjeve të mëvonshme me materiale të papërshtatshme.

Tani kjo bëhet me materiale të veçanta nga Italia me kujdes më të madh për të ruajtur malterin e shekullit 12.  Kushtet kohore në moment  këtë e lejojnë” , shtoi  Poceska.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе