Ansambli nacional i këngëve dhe valleve shqiptare morri çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Veliko Trnovo,Bullgari.
Siç thuhet në arsyetimin,Ansambli shpërblehet për profesionalizmin e tij në performim,performancën e shkëlqyeshme të artistëve dhe për rezultatet e drejtuesve të Ansamblit,për të cilat flasin rezultatet për vetëm dy vite nga themelimi i institucionit.
Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare ishte pjesë e programës ndërkombëtare në të cilën performuan ansamblet folklorike nga: Rumunia,Rusia,Kroacia,Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.