Nën organizim të Qendrës për Kulturë “Grigor Prliçev” nga Ohri,më 17 shtator,për herë të 33-të do të zhvillohet manifestimi “Takimet e vjetra qytetare të Ohrit”.
Në tubimin e njohur muzikor këtë vit do të performojnë:Kori i Qytetit “Voks Lihnidos” nga Ohri,SHKA “Racin” nga Kërçova,grupi “Akustiko” nga Kavadari,SHKA “Ilinden” nga Manastiri,Kori i qytetit “Shtip 2019”,SHKA “Pere Toshev” nga Prilepi,grupi “Raspeani Radovishani” dhe Ansambli Folklorik “Biseri” nga Ohri.
Paraqitja e pjesëmarrësve para publikut është paraparë në ora 19:00 në platonë para Qendrës për Kulturë me respektimin e masave mbrojtëse nga KOVID -19.