Në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,nesër më 17 shtator,me fillim në ora 19:00,do të interpretohet koncert simfonik për fëmijë “Pjetri dhe ujku”.Dirigjent i koncertit është Borjan Canev,ndërsa narator është Martin Jordanoski.
Poema simfonike “Pjetri dhe ujku”,është një nga veprat më të njohura të kompozitorit rus Sergej Prokofjev,dhe është pjesë e pashmangshme e repertoarit të të gjitha orkestrave simfonike,veçanërisht në Teatrot për Fëmijë.Kompozicioni është shkruar për narator dhe orkestër,instrumentet individuale ose grupet e instrumenteve i paraqesin personazhet në tregim.Në këtë mënyrë,dëgjuesit e rinj njoftohen me përbërjen e orkestrës.Naratori është i preferuari i fëmijëve,aktori Martin Jordanoski,i cili do ti udhëheqë fëmijët drejt avanturave të Pjetrit.
Pjesëmarrja e Filarmonisë së RMV-së në Prilep është e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe është pjesë e misionit të saj për të ndikuar në edukimin muzikor të të rinjve.