Dita e fundit e kupës për gjuajtje me hark në Ballkan

од admin_kult

Zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani sot ishte i pranishëm në ditën  përfundimtare të kupës për gjuajtje me hark në Ballkan,në zonën Arabat-“Toskoparan Iskender”,nën organizimin e Institutit “Yunus Emre” dhe të Fondacionit për gjuajtje me hark!

Në të kaluarën shigjetat dhe harqet konsideroheshin si një nga elementet më të rëndësishme që definonin mënyrën e jetesës në shoqëri.

Kjo traditë antike edhe sot,nën udhëheqjen e Fondacionit “Shigjetarët” vazhdon të kultivohet përmes sportit,si në Turqi ashtu edhe në vendet tjera të botës.

Në ditën e fundit të garës,në të cilën pjesëmarrës ishin rreth 100 garues,tre më të mirëve iu ndanë çmime.Zëvendësministri Sulejmani i cili ndau një nga çmimet,përgëzoi drejtorin Serhat Kulla të Institutit “Yunus Emre”,për organizimin e shkëlqyer të ngjarjes!

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе