Me këshillime dhe me çmime vjetore,IKOM shënoi Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

од admin_kult

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 maji, Komiteti Nacional Maqedonas i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (KNM IKOM) sot,në ceremoninë të organizuar në platformën ZOOM, organizoi këshillime muzeore dhe ndau çmimet vjetore për arritjet të jashtëzakonshme në veprimtarinë e muzeve gjatë vitit 2019 dhe 2020.

Ditën Botërore të Muzeve – 18 maj u urua edhe nga ministrja e kulturës Irena Stefoska,e cila theksoi se mënyra se si ne e festojmë ditën e sodit, për fat të keq, është një pamje tjetër e fuqisë shkatërruese të krizës e cila e ngadalësoi,dhe në disa momente ndaloi kulturën në gjithë botën. “Për këtë shkak edhe tema e këtij 18 maji, është: E ardhmja e muzeve – rikuperimi dhe rimendimi i tyre,” tha Stefoska.

Vendimi për fituesit e çmimeve u mor nga Komisioni i Shoqatës Komiteti Nacional Maqedonas i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (KNM IKOM), i përbërë nga: Dr. Angelina Popovska – kryetare dhe Dr. Kiril Penushliski, Gordana Velkov,Stanimir Nedelkovski dhe Nikola Martinovski – anëtarë.

Për vitin 2019, çmimi “Muzeu i Vitit” iu nda Qendrës Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia për projektin “Vend ekspozimi i përhershëm”,ndërsa çmimi “Projekti Muze i Vitit” iu nda Muzeut Arkeologjik për projektin ndërkombëtarë “100 vjet Trebenishte”. Fituesi i çmimit “Punonjësi i vitit të Muzeut” është Goce Bozhurski nga IN Muzeu Kumanovë,ndërsa  çmimi për “bashkëpunëtor i jashtëm i muzeut” iu nda Lidija Meshkovskës, redaktore e redaksisë së kulturës dhe artit në MTV, për emisionin “Vitrazh”.

Për vitin 2020, çmimi “Muzeu i Vitit” iu nda IN Galeria Nacionale e R.së Maqedonisë Veriore për veprimtarinë e galerisë në kohë pandemie të KOVID-19.U nda çmim special “Muzeu i Vitit” për IN Muzeu Kumanovë për projektin “Rindërtimi i shtëpisë përkujtimore të Hristijan Todorovskit-Karposh, Kumanovë”.

Fituesi i çmimit “Projekti Muze i Vitit” është Muzeu i Qytetit të Shkupit për projektin “70 vite Muze i Qytetit të Shkupit”, nga skuadra e autorëve: Emil Aleksiev, Frosina Zafirovska, Stanimir Nedelkovski, Sonja Apostolova .Mirënjohje për veprimtarinë shkencore-hulumtuese të muzeut iu nda për projektin muze të vitit  Muzeut të Qytetit të Shkupit për projektin “Shkupi via Selanik” skuadrës së autorëve: Slavica Hristova, Tatjana Gjorgjievska, Olivera Xhartovska-Taçevska.

Çmim për punonjës të muzeut i vitit iu nda Slavica Krstiq nga IN Muzeu Kumanovë.Mirënjohje të veçanta për promovimin e veprimtarive të muzeut dhe galerisë,përmes mediave elektronike dhe rrjeteve sociale për promovimin e përmbajtjeve të muzeut dhe galerisë, përmes mediave elektronike gjatë pandemisë iu ndanë Ivana Tasevska – bashkëpunëtore e jashtme në Muzeun e Artit Bashkëkohor, Iva Laban – bashkëpunëtore e jashtme në Muzeun Arkeologjike të R. së Maqedonisë Veriore, Gordana Mladenovska bashkëpunëtore e jashtme në Muzeun e R. së Maqedonisë Veriore.

Para ndarjes së çmimeve, u zhvillua edhe një këshillim në të cilën punonjësit e muzeut nga i gjithë vendi diskutuan temat aktuale,ndër të cilat edhe: “Muzetë për barazi: diversiteti dhe përfshirja”, funksionimin e muzeve në kohë krize dhe konceptimi i tyre, dhe tema të tjera.

Fjalim përshëndetës nga ministrja e kulturës Irena Stefoska,për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve – 18maj 2021

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе