Fillon rikonstruimi i Teatrit të Kumanovës

од admin_kult

Teatri i Kumanovës do të marrë një pamje të re të rifreskuar,pasi filluan aktivitetet fillestare për rikonstruimin e tij,pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë “Baxhak Inzhenjering”,nga Shkupi.Siç njoftoi Sasho Todorovski,drejtor i Instituti Nacional Qendrës për Kulturë”Trajko Prokopiev”,nën kompetencat e të cilit është Teatri i Kumanovës,aktivitetet e ndërtimit duhet të fillojnë të hënën.

Pritet që faza e parë të zgjasë gjashtë deri në shtatë muaj,mirpo kjo varet nga më shumë faktorë dhe probleme të mundshme të paparashikuara gjatë rikonstruimit.Afati i përfundimit të aktiviteteve ndërtuese është deri në prill të vitit 2022.Faza e parë e rikonstruimit përfshin pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit.Do të rikonstruohet arkitektura,pjesë të caktuara do të shemben dhe përsëri do të rindërtohen në përputhje me projektin.

Rikonstruktimi përfshin edhe prova gjeomekanike,si dhe përforcim të konstrukcionit të objektit në pjesë ku janë të parashikuara në projekt.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе