Në Strumicë përfundoi ridedikimi i një pjese të vend fshehjes së qytetit, në galeri artistike

од admin_kult

Përfunduan punët ndërtimore në një pjesë të vend fshehjes së qytetit nën sheshin e qytetit të Strumicës, hapsirë kjo e cila do të ridedikohet për galeri artistike.

Sipërfaqja e përgjithshme për shfrytëzim e kësaj hapësire të ridedikuar është 319 metër katror, ndërsa sipas projektit, janë paraparë një hapsirë për ekspozitë, depo për piktura, depo ditore, zyre, bufe dhe hapësirë për qëndrim dhe nyje sanitare. Galeria do të jetë edhe vend ku mund të organizohen takime, promovime dhe ngjarje të ngjashme.

Vlera e projektit është 7.436.138 denarë, të cilat janë siguruar nga Komuna e Strumicës dhe Ministria e Kulturës.

Në vijim e sipër është edhe ndërtimi i mbulojës së hyrjes në Galerinë Artistike. Punët dhe ridedikimi i hapsirës pritet që të përfundojnë gjatë marsit të këtij vijit, kur edhe zyrtarisht Galeria Artistike do të lëshohet në përdorim.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе