Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit qeveritarë: Drafti i Raportit të UNESKO-s është një alarm i fort për gjendjen në rajonin e Ohrit, nevojitet një anagazhim i nivelit më të lartë për menjanimin e të gjitha rreziqeve që e cënojnë liqenin e Ohrit

од admin_kult

Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit qeveritarë: Drafti i Raportit të UNESKO-s është një alarm i fuqishëm për gjendjen në rajonin e Ohrit, nevojitet një anagazhim i nivelit më të lartë për mënjanimin e të gjitha rreziqeve që e cënojnë liqenin e Ohrit Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, realizoi sot një takim koordinues me zëvendësin e Kryetarit të Qeverisë, i angazhuar për çështjet evropiane Fatmir Bytyqi, ministren e Kulturës Irena Stefoska, ministrin i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Hekurudhave të Maqedonsië – Infrastruktura Hari Llokvenec, në të cilin u analizuan konstatimet nga drafti i Raportit të Misionit Reagues të UNESKO-s, për gjendjen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

Në fillim të takimit të punës, kryeministri Zaev edhe njëherë e riafirmoi përcaktimin e Qeverisë për të ruajtur statusin e Trashëgimisë botërore të rajonit të Ohrit, me qëllim të mbrojtjes së rajonit, sundimit të së drejtës dhe përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve, duke marrë parasysh rreziqet reale, si dhe mundësinë që liqeni i Ohrit dhe tashëgimia e tij natyrore dhe kulturore të shpallet si një rajon i rrezikuar.

Në këtë drejtim, kryeministri Zaev në takim theksoi se drafti i raportit nga UNESKO duhet të pranohet si një alarm tjetër, deri më tani më i fuqishëm, lidhur me gjendjen në rajonin e Ohrit dhe se tani është imponuar një nevojë shumë e madhe për angazhim në nivel më të lartë të të gjithë faktorëve, për të menjanuar të gjitha rreziqet që e rrezikojnë liqenin e Ohrit.

U potencua se Qeveria do të insistojë për përfundimin e procesit të menjanimit të të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje, të cilat janë rrezik për rajonin e Ohrit dhe për këtë qëllim, së bashku me kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Debarcës do të organizohen iniciativa, që secili institucion në mënyrë uregjente të ndërmarrë përgjegjësitë e veta dhe të zbatojë prishjen në të gjitha aspektet, të projekteve të dëmshme, që si të tilla janë pjesë nga e kaluara, si për shembull, projektet e Subrata Roj dhe Qeverisë deri në vitin 2016, Ljubanishtë 1 dhe 2. Në takim u potencua se Qeveria do të ndërmarrë gjithçka në kuadër të kompetencave të veta, mes tjerash edhe aktivitete për koordinim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, për çështjet që janë në interes të përbashkët për mbrojtjen e liqenit të Ohrit dhe rripit të bregut.

Në mënyrë plotësuese, në takim është dakorduar që Qeveria të ndërmarrë hapa urgjente për ekipim profesional kadrovik të institucioneve më relevante siç është Enti dhe Muzeu i Ohrit, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor, si dhe institucioneve të tjera nga sfera e mbrojtjes së ambientit jetësor, ndërsa të njëjtën pritet ta bëjnë edhe komunat në kuadër të kompetencave të tyre. Në takim është dakorduar edhe vazhdimi i koordinimit ndërmjet institucioneve kompetente me një tempo të përshpejtuar me qëllim që të dorëzohet deri te UNESKO një përgjijge adekuate në raport me draftin e raportit alarmues dhe menjëherë pas analizës së detajuar, të gjitha konstatimet do të prezantohen para publikut nga ana e Kryeministrit dhe të gjithë bartësve të tjerë relevant të funksioneve publike.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе