Më 9 shtator (e mërkurë), duke filluar nga ora 18:00, në kuadër të programit kulturor të manifestimit Rrugica e Librave në Sofje, Republika e Bullgarisë, do të prezantohet romani “Trupi me të cilën duhet të jetohet” nga shkrimtari maqedonas Petar Andonovski, e përkthyer në gjuhën bullgare.
Romani ” “Trupi me të cilën duhet të jetohet”, ku në vitin 2015 u shpërblye me mirënjohjen ,,Roman i vitit” , është botuar nga shtëpia botuese “Persej”, e cila gjithashtu në gjuhën bullgare botoi romanin e parë të Andonovskit, ” “Sy me ngjyrë këpucësh”. Gjithashtu edhe libri i tretë nga Andonovski, “Frika nga Barbarët”, i cili fitoi Çmimin e Letërsisë të Bashkimit Evropian për vitin 2020, parashikohet të botohet në bullgarisht.
Të premten në Sofje, kishte edhe një prezantim tjetër të një artisti maqedonas, përkatësisht një koncert muzikor i treshes ballkanike të përbërë nga: Vlatko Stefanovski, Teodosij Spasov dhe Vasil Hadxhimanov, si pjesë e SoFest 2020.